• e shtunë, 23 nëntor 2024

Eko-aktivistë hodhën supë nga domatet mbi pikturën "Luledielli" të Van Gog, që kushton 87,5 milionë euro

Eko-aktivistë hodhën supë nga domatet mbi pikturën
Londër, 14 tetor 2022 (MIA) - Aktivistët e eko-grupit Just Stop Oil hodhën supë nga domatet mbi pikturën "Luledielli", kryevepra e Van Gogut në Galerinë Nacionale në Londër. Protestuesit hodhën dy konserva me supë nga domatet "Hajnc" në veprën e pikturuar në vitin 1888, vlera e së cilës vlerësohet në 87,5 milionë euro. "Çka është me e vlefshme, arti apo jeta? A është më i vlefshëm se ushqimi? Se drejtësia? A kujdeseni më shumë për mbrojtjen e pikturave ose planetit tonë dhe njerëzve?", thanë aktivistët. Sigurimi pastaj i nxori të gjithë vizitorët jashtë dhe e mbylli galerinë. Nga Galeria Nacionale konfirmuan se piktura ishte mbuluar me xham mbrojtës dhe kishte mbetur në gjendje të mirë, dhe se vetëm korniza ka pësuar dëmtime të vogla. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR