• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ejup Maqedonci emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës

Ejup Maqedonci emërohet ministër i ri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës

Prishtinë, 8 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi se e ka emëruar kolonelin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Ejup Maqedoncin ministër të ri tëp Mbrojtjes pasi që ministri i deritanishëm, Armend Mehaj sot dha dorëheqje, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke i shprehur mirënjohje dhe falënderim për kontributin në krye të mbrotjes së Kosovës, Kurti në faen e tij në Fejsbuk shkroi se Mehaj dha dorëheqje për shkaqe familjare.

"Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, thotë ai.

Ai Maqedoncit i dëshiroi punë të mbarë "në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe sendërtimin" e ushtrisë së Kosovës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR