• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Egjipti pranoi sinjale pozitive nga Hamasi për një armëpushim të mundshëm me Izraelin

Egjipti pranoi sinjale pozitive nga Hamasi për një armëpushim të mundshëm me Izraelin

Kajro, 6 qershor 2024 (MIA) - Egjipti pranoi "sinjale pozitive" nga Hamasi palestinez për një armëpushim të mundshëm me Izraelin në Rripin e Gazës, deklaroi një zyrtar i lartë qeveritar i cituar nga Al Kahra njuz, i cili është i afërt me shërbimin e inteligjencës egjiptiane, raporton Beta.

Burimi paralajmëroi se "Hamasi do të paraqesë përgjigjen e tij ndaj propozimit për armëpushim në ditët në vijim", duke shtuar se Egjipti, së bashku me SHBA-në dhe Katarin, po udhëheqin përpjekjet negociuese për t'i bërë të gjitha palët të pranojnë planin për armëpushim të paraqitur javën e kaluar nga presidenti amerikan Xhozef Bajden.

I njëjti zyrtar tha gjithashtu se "liderët e Hamasit i kanë informuar se po e shqyrtojnë seriozisht dhe pozitivisht propozimin e armëpushimit" dhe se sinjalet pozitive tregojnë për aspiratat e Hamasit për një armëpushim.

Liderët e Hamasit janë të ftuar në Kajro " të bisedojnë për të gjitha detajet lidhur me situatën momentale", deklaroi burimi njëjtë.

Plani parashikon një armëpushim gjashtëjavor, i ndjekur me një tërheqje izraelite nga zonat me popullsi më të dendur në Gazë, lirimin e disa pengjeve të mbajtura në territorin palestinez, veçanërisht gra dhe të sëmurëm si dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Më herët sot, ueb faqja informative saudite "Saudi Ashrak" raportoi se Hamasi e ka refuzuar ofertën, por se Izraeli nuk kishte marrë ende një përgjigje zyrtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR