• e enjte, 18 korrik 2024

Egjipti planifikon të dërgojë derivate çdo ditë pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Egjipti planifikon të dërgojë derivate çdo ditë pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Kajro, 24 nëntor 2023 (MIA) - Egjipti planifikon të dërgojë 130.000 litra derivate dizel dhe katër kamionë benzinë në Rripin e Gazës çdo ditë pasi që armëpushimi humanitar mes Izraelit dhe Hamasit hyn në fuqi këtë mëngjes në orën 7 sipas kohës lokale, deklaroi shefi i Shërbimit informativ egjiptian, Dija Rashvan.

Disa orë para ndërprerjes së pritur të zjarrit, përfaqësuesi egjiptian deklaroi se në enklavën palestineze, krahas derivateve, pritet çdo ditë të hyjnë edhe 200 kamionë të ngarkuar me ndihmë humanitare. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR