• e premte, 27 dhjetor 2024

Egjipti e hodhi poshtë idenë e Izraelit për zhvendosjen e palestinezët nga Rripi i Gazës

Egjipti e hodhi poshtë idenë e Izraelit për zhvendosjen  e palestinezët nga Rripi i Gazës

Kajro, 14 nëntor 2023 (MIA)  -  Shefi i diplomacisë egjiptiane, Sameh Shukri, sot i hodhi poshtë qëndrimet e ministrit izraelit të Financave Bezazel Smotriç për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Rripit të Gazës, duke thënë se komente të tilla janë "një shprehje e politikës së qeverisë izraelite që shkel ligjin ndërkombëtar".

Shukri fjalët e Smotriçit i quajti pjesë e një sërë "deklaratash të papërgjegjshme të përfaqësuesve të Qeverisë izraelite".

"Çdo përpjekje për të justifikuar dhe inkurajuar zhvendosjen e palestinezëve jashtë Rripit të Gazës është refuzuar plotësisht nga Egjipti, si dhe nga komuniteti ndërkombëtar", tha ai.

Më herët sot, Smotriç tha se Rripi i Gazës nuk mund të mbijetojë si një entitet i pavarur dhe se do të ishte më mirë që palestinezët të shkonin në vende të tjera.

Smotriçi, lideri i partisë fetare të ekstremit të djathtë Unioni Kombëtar - Tkuma, mbështeti thirrjen e dy anëtarëve të Knesetit izraelit të cilët thanë në një tekst editorial në "Uollstrit zhurnal" se vendet perëndimore duhet të pranojnë familje nga Gaza që duan të shpërngulen atje. 

"E përshëndet iniciativën për emigrimin vullnetar të arabëve nga Gaza në vendet e botës. Kjo është zgjidhje e vërtetë humanitare për popullin e Gazës dhe të gjithë rajonin pas 75 vitesh migrimi, varfëri dhe rrezik", tha Smotriç.

Liderët arabë paralajmëruan se çdo përpjekje e re për zhvendosjen e palestinezëve do të jetë e papranueshme.  qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR