• e hënë, 23 dhjetor 2024

Egjipti bëri thirrje për kthim të pushtetit palestinez në Gaza

Egjipti bëri thirrje për kthim të pushtetit palestinez në Gaza

Kajro, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Bader Abdelati, i bëri thirrje presidentit të ardhshëm të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Tramp, ndër prioritetet e tij ta vendosë përfundimin e konfliktin në Rripin e Gazës dhe Liban dhe theksoi nevojën për "plan të shpejtë" me KB-në për të filluar rindërtimin e enklavës palestineze.

Në një intervistë për "Neshnëll" (The National), diplomati veteran tha se pushteti palestinez duhet të udhëheqë me Gazën dhe konfirmoi qëndrimin se Kajro nuk do të tolerojë praninë izraelite në korridorin Filadelfia.

"Shpresojmë se administrata e re do të punojë shpejtë për t'i dhënë fund agresionit të Izraelit kundër Gazës dhe Libanit dhe të vendosë një fazë të re të paqes dhe stabilitetit në rajon", tha Abdelati.

"Lindjes së Mesme i nevojitet depërshkallëzim më shumë se kurrë pas një viti katastrofal dhe shpresojmë se presidenti Tramp do ta shfrytëzojë ndikimin e tij për ta arritur atë stabilitet shumë të nevojshëm", shtoi ai.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fillohet zbatimi i një plani të shpejtë, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, për të rindërtuar infrastrukturën në Gaza. Kjo duhet të përkojë me kthimin e Autoritetit Palestinez në Gaza për të marrë rolin e tij legjitim në qeverisjen e Rripit. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Autoritetin Palestinez dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë forcimin e Autoritetit Palestinez, shtoi diplomati i parë egjiptian.

Kajro ka qenë ndër aleatët më të ngushtë të SHBA-së gjatë pesëdhjetë viteve të fundit dhe presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi kishte një marrëdhënie të mirë me Trampin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR