• e mërkurë, 01 janar 2025

Egjipt: Një turist ka humbur jetën nga sulmi i një peshkaqeni, ndërsa një tjetër është lënduar

Egjipt: Një turist ka humbur jetën nga sulmi i një peshkaqeni, ndërsa një tjetër është lënduar

Kajro, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar nga sulmi i një peshkaqeni në resortin egjiptian Marsa Alam, njoftoi sot Ministria egjiptiane për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor.

Identiteti i turistëve të sulmuar ende nuk është bërë i ditur.

Marsa Alam konsiderohet si një nga vendpushimet më të reja në Egjipt dhe ndodhet në bregun perëndimor të Detit të Kuq. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR