• e enjte, 26 dhjetor 2024

EEA: BE edhe më tej varet nga sasi të mëdha të pesticideve

EEA: BE edhe më tej varet nga sasi të mëdha të pesticideve

Bruksel, 26 prill 2023 (MIA) - Bashkimi Evrpian dhe vendet e saj anëtare do të duhet të bëjnë më shumë nëse dëshirojnë ta përmbushin qëllimin e tyre për përgjysmimin e përdorimit të pesticideve kimike deri në vitin 2030, paralajmëroi sot Agjencia Evropiane për Mjedis Jetësor (EEA).

Në analizën për atë se si pesticidet ndikojnë mbi shëndetin e njeriut dhe ekosistemet në Evropë, agjencia potencon se prodhimi bujqësor në BE akoma "varet nga sasi të mëdha të pesticideve kimike që të ruhet rendimenti i kulturave bujqësore".

Në vend se të bie, shitja e pesticideve në BE nga viti 2011 deri në vitin 2022 ishte "relativisht stabil" rreth 350.000 tonë në vit.

Sasitë më të mëdha të pesticideve më aktive shiten në Gjermani dhe Francë, Spanjë dhe Itali, katër prodhuesit më të mëdhenj bujqësorë në BE.

Nga mesi i vitit 2022, Komisioni Evropian e propozoi një projektligj, i cili midis tjerash, parasheh uljen e rrezikut nga pasticidet kimike për 50 për qind deri në fund të dekadës. Ai u përball me një kundërshtim të fuqishëm të kritikëve të cilët janë të shqetësuar për pasojat që do t'i kishte mbi industritë bujqësore dhe sigurinë në sigurimin e ushqimit në Evropë.

Përdorimi i madh i pesticideve është shkaku kryesor për ndotjen e ujit, tokës dhe ajrit, humbjes së diversitetit biologjik dhe rezistencës ndaj dëmtuesve, sipas EEA. Ekspozimi ndaj pesticideve lidhet me sëmundje kronike tek njerëzit siç është kanceri, por edhe sëmundje kardiologjike, respiratore dhe neurologjike.

"Në vitin 2020, një apo më shumë pesticide janë dektuar mbi pragun shqetësues prej 22 për qind në të cilat lokacionet e monitoruara në lumenjtë dhe liqenet në Evropë", thuhet në raport.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR