• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edhe Sllovakia përkohësisht e ndal importin e grurit dhe produkteve ushqimore nga Ukraina

Edhe Sllovakia përkohësisht e ndal importin e grurit dhe produkteve ushqimore nga Ukraina

Bratisllavë, 17 prill 2023 (MIA) - Sllovakia përkohësisht e ndal importin e grurit dhe produkteve tjera ushqimore nga Ukraina, kumtoi sot Qeveria në Bratisllavë.

Vendimi vijoi pasi gjatë ditëve të kaluara, Polonia dhe Hungaria e kanë ndaluar importin e grurit dhe produkteve tjera ushqimore, me qëllim që ta mbrojnë sektorin bujqësor kombëtar. Varshava ndaloi edhe tranzit për grurin ukrainas dhe produkteve tjera ushqimore.

Ministri ukrainas i Bujqësisë, Mikolla Solski sot paralajmëroi negociata në Varshavë, që Polonia të lejojë tranzit të ushqimit dhe grurit përmes territorit të saj. Ai po ahstu paralajmëroi edhe bisedë me Rumaninë më 19 prill, ndërsa ditën e ardhshme me Sllovakinë.

KE-ja dje i vlerësoi si të papranueshme veprimet e njëanshme të Polonisë dhe Hungarisë për ndalesë të importit të grurit ukrainas, duke cekur se politika tregtare është ekskluzivisht në kompetencë të Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR