• e mërkurë, 21 janar 2026

Edhe shtatë shtete në listën e SHBA-së, qytetarët e të cilave duhet të paguajnë një depozitë prej 15.000 dollarësh gjatë aplikimit për vizë

Edhe shtatë shtete në listën e SHBA-së, qytetarët e të cilave duhet të paguajnë një depozitë prej 15.000 dollarësh gjatë aplikimit për vizë

 Uashington, 5 janar 2026 (MIA) - ShBA ka shtuar shtatë vende, pesë prej të cilave janë nga Afrika, në listën e shteteve, qytetarët e të cilave duhet të paguajnë një depozitë deri në 15.000 dollarë për të aplikuar për vizë amerikane.

Me këtë në listë ka 13 vende, 11 prej të cilave janë nga Afrika, duke e bërë procesin e aplikimit për një vizë amerikane tepër të shtrenjtë për shumë njerëz. Pagesa prej 15.000 dollarë nuk garanton që viza do të miratohet, por paratë do të kthene nëse viza refuzohet. 

 Departamenti i Shtetit  javën e kaluar në listë i shtoi Butanin, Bocvanën, Republikën e Afrikës Qendrore, Guinenë, Guinea-Bisao, Namibinë dhe Turkmenistanin, duke filluar nga 1 janari.

Në tetor në listë u vendosën Mauritania, Sao Tome dhe Principe, Tanzania, Gambia, Malavi dhe Zambia.

 Me depozitën e vizës, ShBA po përpiqet t'i ashpërsojë   kërkesat për hyrje në ShBA, duke përfshirë kërkesën që qytetarët e të gjitha vendeve që kërkojnë vizë të kryejnë intervista personale dhe të paraqesin prova të aktivitetit në mediat sociale, si dhe një listë të detajuar të udhëtimeve dhe qëndrimeve të mëparshme për aplikantët dhe familjet e tyre.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR