• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edhe një politikan u vra në Ekuador në më pak se një javë

Edhe një politikan u vra në Ekuador në më pak se një javë

Kito, 15 gusht 2023 (MIA) - Lideri i Partisë së Revolucionit Civil në provincën Esmeraldas, Pedro Briones, u vra vetëm pesë ditë pasi kandidati presidencial Fernando Villavisensio u vra në një tubim parazgjedhor.

 Brionesi u vra nga persona të armatosur në një motoçikletë, raporton Bi-Bi-Si.

 Tani për tani nuk dihet motivi, ndërsa policia ende nuk është prononcuar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR