• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Edhe një anije ushtarake kanadeze arriti në Kubë

Edhe një anije ushtarake kanadeze arriti në Kubë

Havanë, 15 qershor 2024 (MIA) - Anija ushtarake kanadeze Margaret Bruk dje lundroi në portin e kryeqytetit të Kubës, Havanë, ku këtë javë arritën dy nëndetëse bërthamore, njëra ruse, tjetra amerikane.

Kjo është "vizita e parë e Marinës mbretëroer kanadeze në Havanë prej vitit 2016", kumtoi Komanda e përbashkët operative kanadeze. Anija Margaret Bruk në Havanë do të mbetet deri më 17 qershor, ndërsa sipas Marinës mbretërore kanadeze kjo është "mirënjohje për marrëdhëniet bilaterale dyvjeçare", mes dy vendeve.

Më 12 qerhsor në Havanë lundroi nëndetësja bërthamore ruse Kazan, e shoqëruar nga fregata Admiral Gorshkov, si dhe tankeri me naftë dhe një rimorkiator.

"Asnjë nga anijet nuk mban armë bërthamore dhe ato nuk paraqesin kërcënim për rajonin", kumtoi paraprakisht Ministria kubaneze për forcat e armatosura revolucionare.

Arritja e flotiljes detare ruse rreth 150 kilometra larg brigjeve të Floridës vjen në kohën e tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në Kubë prej 13 qershor ndodhet edhe nëndetësja bërthamore amerikane Helena. Ajo ndodhet në gjirin e Guantanamos, bazë ushtarake detare në Ishull. Sipas Komandës jugore amerikane nëndetësja Helena është "në vizitë rutinore".

SHBA-ja kumtoi se e ndjekë situatën në Kubë, por shtoi se sistemimi i anijeve ruse nuk paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Kuba ishte aleate e Bashkimit sovjetik. Sistemimi i raketave sovjetike në Kubë në vitin 1962 e shkaktoi krizën e Karaibeve, e cila pothuajse çoi drejt luftës mes SHBA-së dhe BRSS-së. ab/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR