• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edhe lideri i partisë opozitare greke PASOK e ktheu mandatin për formimin e Qeverisë

Edhe lideri i partisë opozitare greke PASOK e ktheu mandatin për formimin e Qeverisë

Athinë, 23 maj 2023 (MIA) - Lideri i partisë opozitare greke PASOK- Lëvizja për Ndryshim, Nikos Andrulakis aspak nuk e shfrytëzoi mandatin për formimin e Qeverisë dhe në takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropullu theksoi se ia kthen, sepse nuk ka hapësirë për formimin e Qeverisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

PASOK - Lëvizja e Ndryshimeve u rendit e treta në zgjedhjet e së dielës dhe sot pasdite nga Sakellaropullu e mori mandatin e tretë dhe të fundit për formimin e Qeverisë, por vetëm formalisht duke pasur parasysh atë se tashmë është e qartë se Greqia do të shkojë në zgjedhjet e dyta. 

Me ndarjen edhe të mandatit të tretë u mbyll cikli i mandateve për tri partitë e para dhe përfundoi pjesa e parë e dispozitave të parapara me Kushtetutë. 

Në vazhdim presidentja e Greqisë ose do të mbledhë takim të liderëve ose me telefon do të bisedojë me kryetarët e partive në përpjekjen e fundit që të formohet Qeveria me shumicë të gjerë, që në rastin konkret do të jetë vetëm formalitet, që të respektohen procedurat. 

Më tutje vijon edhe formimi i Qeverisë zyrtare e cila do të ketë edhe detyrimin e vetëm, ta shpie vendin në zgjedhjet që do të mbahen më 25 qershor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR