• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edhe Kremlini bëri thirrje për "pauza humanitare" për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gazë

Edhe Kremlini bëri thirrje për

Moskë, 7 nëntor 2023 (MIA) - Kremlini bëri thirrje sot për "pauza humanitare" në operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës dhe e përshkroi situatën humanitare në enklavën palestineze si "katastrofike", njoftuan mediat britanike.

"Rusia do të vazhdojë me kontaktet me Izraelin, Egjiptin dhe Palestinezët për të ndihmuar në sigurimin e dërgimit të materialeve humanitare në Gaza, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Peskov theksoi në brifingun e tij të rregullt se jo vetëm Rusia, por edhe vende të tjera tani po ofrojnë ndihmë humanitare në zonën e konfliktit.

"Por, për fat të keq, ndihmat tani mund të dërgohen atje në një mënyrë shumë, shumë të kufizuar, dhe vetëm përmes territorit të Egjiptit, përmes pikës kontrolluese Rafah, e cila funksionon në një mënyrë shumë të kufizuar dhe, për fat të keq, ndihma nuk mund të dërgohet atje në vëllimin e nevojshëm", tha zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov shtoi se kthimi i rusëve nga zona e konfliktit palestinezo-izraelit është një procedurë e ndërlikuar dhe aktualisht diplomatët po punojnë për këtë çështje.

"Për momentin ka mjaft njerëz që duan të largohen nga Gaza, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha vendet që duhet të bien dakord për këtë. Është e vështirë sepse duhet të sinkronizoni pauzat humanitare dhe të merrni leje nga pala egjiptiane për të hyrë në territorin e Izraelit. Kjo është një çështje shumë e ndërlikuar dhe diplomatët tanë vazhdojnë të merren me të", tha Peskov. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR