• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edhe Franca e mbështetë Ruten për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s

Edhe Franca e mbështetë Ruten për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s

Paris, 22 shkurt 2024 (MIA) - Edhe Franca e mbështetë emërimin e kryeministrit holandez në largim, Mark Rute për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s, lajmëruan sot mediumet britanike, duke iu referuar një funksionari të lartë anonim francez.

Funksionari, i cili deshi të mbetet anonim, tha se presidenti francez, Emanuel Makron në të kaluarën ishte mbështetës i Rutes, transmetojnë mediumet britanike.

Ministria britanike e Punëve të Jashtme kumtoi paraprakisht sot se e mbështetë Ruten për trashëgues të Jens Stoltenbergut  si sekretar të ri të përgjithshëm të Aleancës.

Paraprakisht, një funksionar anonim amerikan konfirmoi për Politiko se presidenti amerikan Xhozef Bajden e mbështetë kryeministrin holandez për sekretar të ardhshëm të përgjithshëm.

Portali i Brukselit dje kumtoi se dy të tretat e vendeve të NATO-s e mbështesin nominimin e Rutes për sekretar të Aleancës më vonë këtë vit.

Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e kryen funksionin prej vitit 2014, skadon në nëntor. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR