• e shtunë, 23 nëntor 2024

Edhe dy raste të vdekjes, ndërsa më shumë se 100 të shtruar në spital në Japoni pas marrjes së shtesave në ushqim

Edhe dy raste të vdekjes, ndërsa më shumë se 100 të shtruar në spital në Japoni pas marrjes së shtesave në ushqim

Tokio, 28 mars 2024 (MIA) - Edhe dy raste të vdekjes lidhur me konsumimin e shtesave në ushqim të bëra nga maja e kuqe, kumtoi sot kompania "Kobajashi".

Ministria japoneze e Shëndetësisë dje njoftoi se vdekja e dy personave dhe më shumë se 100 të shtruarve në spital në Japoni janë të lidhura me konsumimin e shtesave të dietave në ushqim nga maja e kuqe oriz nga kompania farmaceutike "Kobajashi", transmeton Kjodo.

Një prodhues i barnave nga Osaka dje kumtoi se një person ka vdekur nga sëmundja e veshkëve pasi ka marrë shtesat "beni-koxhi" rreth tre vjet.

Rasti i dytë i vdekjes është raportuar në Ministrinë e Shëndetësisë, të Punës dhe Politikës Sociale pas hetimit të hapur në kompani.

Ministria dyshon se produktet përmbajnë një substancë toksike, por kompania për momentin nuk mund ta konfirmojë arsyen e vërtetë.

"Kobajashi" të premten e kaluar tha se ka marrë raporte për sëmundje lidhur me prodhimet e tij dhe se ka tërhequr nga tregu pesë prej tyre, duke përfshirë edhe rreth 300.000 paketime nga shtesat e tij "beni-koxhi". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR