Edhe 174 palestinezë e humbën jetën në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve u rrit në 26.257
- Së paku 147 palestinezë e humbën jetën, ndërsa 310 janë lënduar në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, transmeton Anadollu.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:01, 27 janar, 2024
Gazë, 27 janar 2024 (MIA) - Së paku 147 palestinezë e humbën jetën, ndërsa 310 janë lënduar në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, transmeton Anadollu.
Në kumtesë ceket se forcat izraelite ë 24 orët e fundit kryen 18 masakra.
Ata shtojnë se shumë njerëz ende janë të robëruar nën rrënoja dhe në rrugë, sepse ekupet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë.
Me viktimat e fundit palestineze, numri i të vrarëve në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës prej 7 tetorit u rrit në 26.257, ndërsa 64.797 janë lënduar, kumtoi Ministria.
Izraeli filloi sulme ndaj Rripit të Gazës pas sulmit tejkufutar të grupit palestineze Hamas në tetor të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara, për shkak të ofenzivës izraelite, 85 prë qind e popullatës në Rripin e Gazës është e zhvendosur në brendësi dhe po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe medikamenteve, përderisa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar apo shkatërruar. ab/
Foto: ЕPА