• e enjte, 26 dhjetor 2024

ECOVAS nuk përjashton asnjë mundësi për aksion në lidhje me grusht shtetin në Niger, duke përfshirë përdorimin e forcës

ECOVAS nuk përjashton asnjë mundësi për aksion në lidhje me grusht shtetin në Niger, duke përfshirë përdorimin e forcës

 Abuxha, 10 gusht 2023 (MIA) - Nuk përjashtojmë asnjë mënyrë veprimi në lidhje me grusht  shtetin në Niger, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës si mjetin e fundit. Këtë sot e deklaroi presidenti nigerian Bola Tinubu, kryetar i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOVAS), në përfundim të takimit të bllokut rajonal kushtuar grusht shtetit.

 Komunikata zyrtare e lexuar pas deklaratës së Tinubu në fund të takimit përfshinte një rezolutë me të cilën  kërkohet nga shefat e mbrojtjes së komunitetit t'i "aktivizojnë forcat rezervë ECOVAS-it për shkak të grusht shtetit më 26 korrik".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR