• e hënë, 08 korrik 2024

EBA: Një anije për ndihmë të parë mbërriti në Gazë

EBA: Një anije për ndihmë të parë mbërriti në Gazë

Kajro, 15 mars 2024 (MIA) - Një anije me ndihmë humanitare mbërriti në Rripin e Gazës për herë të parë që nga fillimi i luftës në tetor, njoftuan Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Anija, e cila u nis nga Qiproja të martën, bart 200 tonë ushqim dhe ndihmë.

Ministria e Punëve të Jashtme e EBA-s njoftoi se dërgesa vjen në bashkëpunim me Qipron, Kuzhinën qendrore botërore dhe partnerët ndërkombëtarë "për fuqizimin e përgjigjes humanitare të civilëve nga Gaza veriore". 

Situata humanitare e popullatës palestineze në Rripin e Gazës përkeqësohet në mënyrë dramatike me javë të tëra, me mungesë kritike të nevojave themelore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR