• e enjte, 26 dhjetor 2024

E diel – Ditë zie kombëtare në Shqipëri për viktimat e aksidentit në Greqi

E diel – Ditë zie kombëtare në Shqipëri për viktimat e aksidentit në Greqi

Tiranë, 2 mars 2023 (MIA) - E diela, 5 shkurt, në Shqipëri do të jetë ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Greqi.

Lajmin në Fejsbuk e ka publikuar kryeministri Edi Rama.

"Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është gjithashtu e jona dhe ky është një nga ato momentet jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji tregon shumë më tepër se njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht dhe se duhet të bëjmë çmos që t'i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin 🇬🇷❤️🇦🇱", ka shkruar Rama në Fejsbuk.

Ai ka bërë të ditur edhe vendimin e qeverisë. “Shqipëria do të nderojë viktimat e tragjedisë me një ditë zie të dielën, duke iu bashkuar në mënyrë simbolike Greqisë mike me flamurin kombëtar në gjysmështizë”, shtoi ai në publikimin.

Qeveria shqiptare shpalli 13 shkurtin ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit katastrofal në Turqi.

Sipas mediave shqiptare, në trenin e pasagjerëve ka pasur edhe shtetas shqiptarë, kryesisht studentë. Deri më tani është konfirmuar vdekja e një 60-vjeçari shqiptar, i cili punonte në kafenenë në tren, tre studentë janë në mesin e të zhdukurve, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Selanikut. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR