• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy vjet nga vdekja e mbretëreshës Elizabeta e Dytë

Dy vjet nga vdekja e mbretëreshës Elizabeta e Dytë

Londër, 8 shtator 2024 (MIA) – Mbreti britanik Çarllsi i Tretë ishte për lutje në kishën në afërsi të kështjellës Balmoral në Skoci në kujtim të nënës së tij, mbretëreshës Elizabeta e Dytë në dyvjetorin e vdekjes së saj. 

Çarlls dhe mbretëresha Kamilla mbërritën në kishën e vogël nga graniti Krejti Kirk, të cilën rregullisht e vizitonte mbretëresha e ndjerë. 

Mbreti (75) po qëndron në pronën e tij në Aberdhishnir në rrafshnaltat skoceze, ku mbretëresha ndërroi jetë qetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022. 

Mbretëreshës së ndjerë i ishin bërë edhe nderime të tjera për shënimin e përvjetorit të vdekjes së saj, me çka kryeministri britanik Kir Starmer i nderoi “70 vjetët e famshme të sundimit të saj”.

“Sot bëhen dy vjet nga vdekja e mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Përkushtimi i mbretëreshës së ndjerë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Komonuelthin na mësoi se pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet vendi ynë, vlera e shërbimit mbetet gjithmonë”, shkroi Starmer në porosinë e postuar në rrjetet sociale.

"Për 70 vitet e lavdishme të sundimit të saj, ajo ishte në zemrën e jetës së këtij kombi. Sot ne nderojmë kujtimin e saj", shtoi ai. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR