• e enjte, 26 dhjetor 2024
Dy viktima nga përmbytjet në Shqipëri
Tiranë, 20 nëntor 2022 (MIA) – Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Malësinë e Madhe në veri të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Pietër Gjoka (50) dhe djalin e tij, ndërsa vajza e tij ka shpëtuar. Gjoka me fëmijët ka udhëtuar me makinë kur ujërat kanë tërhequr automjetin. Vajza ka arritur ta hapë derën dhe ka rënë nga automjeti me çka në ndihmë i kanë ardhur kalimtarë të rastit. Në vendin e tragjedisë ndodhen forca policore, zhytës, zjarrfikës, ndërsa janë dërguar edhe grupe të njësisë speciale për ndërhyrje të shpejtë.

QËNDRONI TË LIDHUR