• e premte, 27 dhjetor 2024

Dy viktima në stuhinë e fuqishme në Holandë

Dy viktima në stuhinë e fuqishme në Holandë
Amsterdam, 18 shkurt 2022 (MIA) - Të paktën dy persona humbën jetën në një stuhi të fuqishme në Holandë, njoftuan zjarrfikësit. Mbi një person ra një dru sot pasdite në Amsterdam, ndërsa në Diemen në lindje të Holandës humbi jetën një grua pasi një dru pasdite ra mbi automobilin e tij. Moti i keq i shoqëruar me erëra në nivel të uraganit paralizoi disa pjesë të shtetit. Pemë të shkulura, çati të shkatërruara dhe kamionë të përmbysur. U rrëzua një çati e stadiumit të futbollit në Hagë. Transporti hekurudhor dhe publik në Holandë është ndërprerë, ndërsa shkollat dhe qendrat e testimit dhe vaksinimi janë mbyllur. Kushtet ekstreme kohore shkaktuan shtyrje dhe anulime të fluturimeve në aeroportin Shiplloll në Amsterdam. Shërbimi meteorologjik dha paralajmërim më të lartë, të kuq të kërkimit, për provincat bregdetare në perëndim dhe rajone të mëdha në veri deri në mbrëmje. Ata paralajmëruan për "situata të rrezikshme" për shkak të erërave të fuqishme deri në 130 kilometra në orë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR