• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy trena janë përplasur në metro në Nju-Jork, të paktën 24 të lënduar

Dy trena janë përplasur në metro në Nju-Jork, të paktën 24 të lënduar

Nju Jork, 5 janar 2024 (MIA) - Të paktën 24 persona janë lënduar më lehtë dje në Nju-Jork kur dy trena të metrosë u përplasën dhe njëri prej tyre doli nga shinat.

Tre linja të rrjetit të degëzuar të një prej metrove më të vjetra në botë u mbyllën dhe pjesa veriperëndimore e ishullit kryesor të metropolit, zona Aper Vest Sajd e Manhatan, u rrethua plotësisht nga zjarrfikësit, policia dhe autoambulanca.

Askush nuk është lënduar rëndë në përplasjen, e cila ndodhi midis një treni që transportonte pasagjerë dhe një tjetër që ishte i zbrazur dhe i ndaluar në shina, deklaruan për gazetarët në vendin e ngjarjes Jan Svords nga Emergjenca dhe Majk Mejers, Komandanti i Shërbimeve të Urgjencës.

Metroja e Nju Jorkut është jashtëzakonisht e përhershëm, por aksidentet dhe incidentet janë shumë të rralla dhe numri i automjeteve ka filluar të rritet sërish pasi përdorimi i saj u reduktua për shkak të pandemisë dhe rritjes së krimit midis viteve 2020 dhe 2022. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR