• e enjte, 19 mars 2026

Dy të vrarë në sulmin me raketa iraniane ndaj Izraelit

Dy të vrarë në sulmin me raketa iraniane ndaj Izraelit

Tel Aviv, 18 mars 2026 (MIA) - Të paktën dy persona u vranë në një sulm me raketa iraniane ndaj Izraelit, kumtuan mediat lokale herët këtë mëngjes. 

Viktimat u plagosën rëndë në sulmin në qytetin Ramat Gan në afërsi të Tel Avivit, ndërsa më vonë ndërruan jetë nga plagët e marra, transmetuan gazetat "Haarec" dhe "Tajms of Izrael", duke cituar informacione nga shërbimi i emergjencës "Magen David Adom".

Dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta në sulmet në lagjet Bnei Brak dhe Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit.

Armata izraelite kumtoi se kishte regjistruar sulme në lokacione të shumta në pjesën qendrore të vendit dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin larg zonave të prekura.

Fotografitë tregojnë dhe dëmet në stacionin hekurudhor Savidor në Tel Aviv. rq/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR