Dy të vdekur, 21 të lënduar në sulmin me thikë në një spital kinez
- Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 21 janë lënduar në një sulm në një spital në Kinën jugperëndimore, njoftoi DPA.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:54, 7 maj, 2024
Pekin, 7 maj 2024 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 21 janë lënduar në një sulm në një spital në Kinën jugperëndimore, njoftoi DPA.
Policia në qarkun Zhenksiong, në provincën jugperëndimore Junan, sot kumtoi se një burrë nga një fshat lokal kreu sulmet me thikë pak para mesditës.
Nuk ka informacione shtesë për motivet e mundshme të sulmit, as për identitetin e viktimave.
Mediat shtetërore kineze më parë publikuan për 10 viktima, pa e specifikuar numrin e të vdekurve dhe të lënduarve,
Në platformën kineze për mediat sociale Veibo qarkullonin video në të cilat shihet arrestimi i autorit të dyshuar.
Në disa fotografi tjera nga vendi i ngjarjes shihen viktima të lënduara në tokë. Policia kumtoi se të lënduarit janë transferuar në spital.
Prokuroria ka nisur hetim për incidentin, kumtoi policia. ls/
Foto: Arkivi i MIA- s