• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy të tretat e amerikanëve duan që Bajdeni të tërhiqet nga gara zgjedhore

Dy të tretat e amerikanëve duan që Bajdeni të tërhiqet nga gara zgjedhore

 Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Dy të tretat e amerikanëve dëshirojnë që presidenti amerikan Xho Bajdeni të tërhiqet nga gara zgjedhore, tregon anketa e fundit e Ej-Bi-Si-Njuz, Uashington Post dhe Ipsos.

Anketa është realizuar në një kohë kur është rritur  presioni politik  mbi Bajdenin pas paraqitjes së tij të pasigurt në një debat televiziv të 27 qershorit me kundërkandidatin republikan  Donald Tramp. 

 Koha e publikimit të anketës  mund të jetë domethënëse pasi gjatë ditës është planifikuar që demokratët në Senat   të mbajnë një takim me përfaqësues të fushatës së Bajdenit, pasi senatori Piter Uellç, kryedemokrat, i bëri thirrje Bajdenit të tërhiqet nga gara, raportoi javorja "Njusvik".

Anketa,  ndër të tjera, tregon se zëvendëspresidentja amerikane Kamala Haris do të kishte një shans të mirë për të zëvendësuar Bajdenin si kandidate presidenciale, pasi rezultatet e saj tregojnë se 49 për qind e votuesve e mbështesin, ndërsa 46 për qind e mbështesin Trampin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR