• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dy të dyshuarit për sulmin në Moskë janë arrestuar, deklaroi një deputet rus

Dy të dyshuarit për sulmin në Moskë janë arrestuar, deklaroi një deputet rus

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Dy nga përgjegjësit e dyshuar për sulmin e mbrëmshëm vdekjeprurës në periferi të Moskës janë arrestuar në rajonin Bërjansk pas ndjekjes me automjete, shkroi sot në profilin e vet në Telegram, deputeti rus, Aleksandar Hinshtajn.

"Të dyshuarit e tjerë kanë ikur në këmbë në pyllin e afërt", shtoi Hinshtajn.

Sulmues me veshje të maskuara mbrëmë hapën zjarr nga armë automatike në sallën e koncerteve në njëp paralagje të Moskës. Në sulm, për të cilin përgjegjësinë e mori grupi terrorist Shteti islamik (ISIS), jetën e humbën së paku 60 njerëz, ndërsa 145 u lënduan.

Hinmshtajn gjithashtu tha se gjatë ndjekjes është hapur zjarr dhe automjeti i të dyshuarve është përmbysur.

"Njëri terrorist është arrestuar në vend ngjarje, ndërsa të tjerët ikën në pyll. Si rezultat i bastisjes rreth orës 03:50 është gjetur dhe arrestuar i dyshuari i dytë. GJurmimi për të tjerët vazhdon. Janë përfshirë të gjitha organet e ndjekjes në operacion", shtoi Hinshtajn.

Gjatë kontrollit të automobilit "Reno", është gjetur pistoletë "Makarov", karikues për pushkë automatike "Kallashnikov" dhe pasaporta të shtetasve të Taxhikistanit, transmetojnë mediumet ruse. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR