• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy sulmues dhe dy civilë janë vrarë në një sulm terrorist në Jerusalem, tetë janë plagosur

Dy sulmues dhe dy civilë janë vrarë në një sulm terrorist në Jerusalem, tetë janë plagosur

Jerusalem, 30 nëntor 2023 (MIA) - Dy persona janë vrarë, ndërsa tetë persona janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Jerusalem, njoftoi policia izraelite. Një grua humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një burrë më i moshuar u ishte nënshtruar plagëve rrugës për në spital.

"Dy terroristë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes me veturë të armatosur me armë qëlluan drejt civilëve në një stacion autobusi, ndërsa ata ishin neutralizuar nga forcat e sigurisë dhe një civil i cili gjendej në afërsi", njoftoi policia izraelite. 

Sipas policisë, dy personat kishin dalë nga automobili rreth orës 7:40 sipas kohës lokale dhe kishin hapur zjarr drejt stacionit të autobusit, ku gjendeshin një numër i madh i njerëzve. 

Identiteti i sulmuesve nuk është bërë i ditur menjëherë, por disa nga mediat lokale publikuan se janë nga Jerusalemi lindor. 

Një numër i madh i automjeteve të ndihmës së shpejtë dhe policisë u grumbulluan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia njoftoi se po e kërkon rajonin që të sigurohet se nuk ka sulmues të tjerë. 

Ambasadori i SHBA-së në Izrael i dënoi të shtënat. "Sulm i tmerrshëm terrorist në Jerusalem mëngjesin e sotëm. Pa dyshim e dënojmë dhunën e tillë brutale", porositi ambasadori Xhek Lu. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR