• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy punonjës të UHCR-së i kanë humbur jetët në sulmet izraelite mbi Libanin

Dy punonjës të UHCR-së i kanë humbur jetët në sulmet izraelite mbi Libanin

Bejrut, 24 shtator 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për refugjatë (UNHCR) sot ka konfirmuar se dy punonjës të saj janë vrarë në sulmet izraelite mbi Libanin.

"UNHCR është e pikëlluar për shkak të humbjes së kolegëve tanë dhe shpreh shqetësim të thellë deri te familjet e tyre", thuhet në kumtesë.

Ushtria izraelite ka publikuar se e ka vrarë Ibrahim Muhamed Kabisin, komandant i forcave raketore të Hezbollahut", në një sulm ajror mbi Bejrutin.

Sipas armatës, ai e ka humbur jetën së bashku me komandantët tjerë të atyre forcave.

Kabisi është kyçur në Hezbollah në vitet 1980 dhe ka pasur disa role të rëndësishme ushtarake në organizatë. Ai ka qenë përgjegjës për planifikim dhe kryerje të shumë sulmeve ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë, njoftoi ushtria izraelite.

Në publikimin në Telegram, Hezbollah publikoi se e ka përdorur raketën e re Fadi 3 në një sulm të bazës ushtarake izraelite. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR