• e shtunë, 06 korrik 2024

Dy profesorë qëllohen me thikë, studenti arrestohet

Dy profesorë qëllohen me thikë, studenti arrestohet

 Oslo, 24 gusht 2023 (MIA) - Dy profesorë janë therur me thikë sot në ndërtesën e Universitetit të Oslos, bëri të ditur policia norvegjeze, të cilët arrestuan një student të dyshuar për sulmin.

Rrethanat dhe arsyet e sulmit janë ende të paqarta. 

“Pas raportimit për një sulm të mundshëm me armë të ftohtë, policia e “mori kontrollin mbi dhunuesin dhe dy viktimat. Me siguri bëhet fjalë për profesorët dhe studentët e tyre”, deklaroi  shefi i operacionit, Kristian Bjoerberg, në një konferencë për shtyp.

 Në vendngjarje janë sekuestruar dy thika.

Udhëheqësi i Ndihmës Mjekësore Urgjente deklaroi se njëri prej të lënduarve ndodhet në "gjendje kritike" dhe është dërguar në spital. Tjetri është lënduar më lehtë.

Incidenti, i cili është shumë i rrallë në Norvegji, ka ndodhur në ndërtesën e Institutit të Punës, që është në kuadër  të Universitetit të Oslos.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR