• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy persona u vranë në jug të Libanit nga një dron izraelit

Dy persona u vranë në jug të Libanit nga një dron izraelit

Bejrut, 10 maj 2024 (MIA) - Dy persona ishin vrarë sot nga një fluturake izraelite pa pilot në një fshat libanez në rajonin kufitar ku gjatë ditëve të fundit u intensifikuan aktivitetet ushtarake. 

"Agjencia shtetërore kombëtare e lajmeve njoftoi se një infermier dhe i punësuar në një kompani telekomunikimi ishin vrarë nga një dron në Teir Haraf, tre kilometra larg kufirit", transmetojnë mediat botërore. 

Të enjten, katër anëtarë të lëvizjes luftarake Hezbollah ishin vrarë në sulm të ngjashëm ndaj një veture në një fshat libanez. 

Një grup i lidhur me aleatin e Hezbollahut - organizata Amall e kryetarit të parlamentit libanez Nabih Beri, sot njoftoi se një anëtar i saj, infermier, ishte vrarë gjatë detyrës në Libanin jugor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR