• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nju Delhi

Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nju Delhi

 Nju Delhi, 1 gusht 2024 (MIA) - Të paktën  dy persona kanë humbur jetën në kryeqytetin indian, Nju Delhi, pasi reshjet e dendura të shiut çuan në përmbytje dhe shkollat ​​u mbyllën sot pasi parashikohen reshje të reja, bënë të ditur autoritetet.

Banorët e periferive lindore të kryeqytetit indian mbrëmjen e djeshme i përfshiu një shi i fuqishëm i papritur, me një total prej 147 milimetra shi për metër katror, kumtoi Shërbimi Meteorologjik Indian. 

 Ministrja e Furnizimit me Ujë të Nju Delhit, Atishi, në rrjetin Iks publikoi se dy persona kanë humbur jetën pasi ranë në një kanal të përmbytur nga uji. Ajo, gjithashtu urdhëroi që shkollat ​​të mbyllen gjatë ditës sepse ka të ngjarë të ketë më shumë shi.

Banorët e kryeqytetit në muajt e fundit kanë përjetuar një sërë ngjarjesh ekstreme të motit, nga temperaturat e larta deri te përmbytjet dhe reshjet e dendura. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR