Dy persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite ndaj Libanit jugor
- Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet e sotme izraelite me dron ndaj Libanit jugor, njofton agjencioni shtetëror libanez (NNA).
- Post By Fami Bajrami
- 15:27, 29 korrik, 2024
Bejrut, 29 korrik 2024 (MIA) - Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet e sotme izraelite me dron ndaj Libanit jugor, njofton agjencioni shtetëror libanez (NNA).
Pas sulmit, më shumë persona janë plagosur, mes të cilëve dhe një fëmijë.
Armata izraelite ende nuk e ka komentuar sulmin.
Pas sulmit me raketa të kryer më 27 korrik në qytetin Druza Maxhal Sham në Rafshnaltën e pushtuar të Golanit, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 12 njerëz, Qeveria izraelite paralajmëroi një përgjigje të sulmit nga Libani. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s