• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër janë lënduar në një zjarr në një ndërtesë banuese në Johanesburg

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër janë lënduar në një zjarr në një ndërtesë banuese në Johanesburg

Johanesburg, 21 janar 2024 (MIA) - Në një zjarr në një ndërtesë banuese në Johanesburg dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar, kumtuan autoritetet e qytetit.

Zjarrfikësit janë ende duke shuar zjarrin që përfshiu ndërtesën dykatëshe mëngjesin e sotëm, theksohet në kumtesën e Shërbimit për situata emergjente në Johanesburg.

Nuk dihet se sa njerëz janë ende në ndërtesë, deklaroi një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës së qytetit për kanalin televiziv eNCA, transmetojnë mediat britanike.

Pas shuarjes së zjarrit do të kryhet hetim për shkaqet e zjarrit.

Më shumë se 70 persona kanë vdekur në gusht të vitit të kaluar në një zjarr që përfshiu një ndërtesë pesë-katëshe në Johanesburg, por përgjegjësia për zjarrin nuk është përcaktuar ende.

Mediat britanike theksojnë se varfëria, zjarret në amviseritë dhe të pastrehët janë të përhapura gjerë në qytetin e Afrikës së Jugut, Johanesburg. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR