• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar në një aksident hekurudhor në Tunizi

Dy persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar në një aksident hekurudhor në Tunizi

Tunizi, 21 qershor 2023 (MIA) - Në një aksident hekurudhor në Tunizi, dy persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar, raportojnë mediat lokale.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme kur një tren në linjën midis qytetit bregdetar tunizian Sfaks dhe Tunizi doli nga binaret.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga aksidenti humbën jetën shoferi dhe ndihmësi i tij. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR