• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy persona janë shpëtuar sot, në ditën e nëntë të tërmeteve në Turqi

Dy persona janë shpëtuar sot, në ditën e nëntë të tërmeteve në Turqi

Ankara, 14 shkurt 2023 (MIA) - Dy persona janë shpëtuar sot, në ditën e nëntë të tërmeteve në Turqi, pasi kanë kaluar 198 orë nën rrënoja, njoftoi televizioni privat turk Si-En-En-i Turk.

Dy personat u nxorrën nga rrënojat në zonën e Kahramanmarashit, e cila ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt.

Një nga të shpëtuarit është një djalë 17-vjeçar. Televizioni Si-En-En-i Turk tregoi pamjet e shpëtimtarëve që transportonin dy persona me barela për tek autoambulanca.

Sipas të dhënave të fundit, në tërmetet në Turqi dhe Siri humbën jetën mbi 37 mijë njerëz. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR