• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy persona janë lënduar në sulmin e dronëve rusë ndaj një ndërtese banimi në Kiev

Dy persona janë lënduar në sulmin e dronëve rusë ndaj një ndërtese banimi në Kiev

Kiev, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Gjatë një sulmi të ri rus mbrëmë në Kiev, është goditur një ndërtesë banimi, njoftuan autoritetet ukrainase mëngjesin e sotëm, duke shtuar se nga sulmi janë plagosur dy persona.

Ky është incidenti i parë i këtij lloji në disa muaj në kryeqytetin e Ukrainës. Kievi është shënjestruar rregullisht nga sulmet me dronë dhe raketa ruse, por shumica e tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Në Kiev mbrëm vonë janë ndëgjuar sirenat e sulmit ajror. Menjëherë pas kësaj, banorët dëgjuan shpërthime të forta. Asambleja e qytetit fillimisht njoftoi se në qytet po funksiononin mbrojtjet ajrore, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore.

Autoritet lokale njoftuan se ndërtesa e banimit ishte goditur nga droni i prodhimit iranian "Shahed", të cilin Moska rregullisht i përdor për të sulmuar fqinjin e saj.

Rusia me 24 shkurt të vitit 2022 ka filluar pushtimin ndaj Ukrainës.rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR