• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy persona janë lënduar gjatë një shpërthimi të një automobili në Moskë

Dy persona janë lënduar gjatë një shpërthimi të një automobili në Moskë

Moskë, 24 korrik 2024 (MIA) - Dy persona janë lënduar pas aktivizimit të pajisjes shpërthyese të vendosur në një automobil në pjesën veriore të Moskës, informuan mediat ruse, duke iu referuar një deklarate të zëdhënëses së Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Irina Vollk.

Të lënduarit me automjet të Ndihmës së Shpejtë ishin dërguar në institucionin mjekësor. 

Vijon hetimi dhe është parashtruar kallëzim penal. Prokuroria e Moskës e kontrollon rrjedhën dhe rezultatet e hetimit. 

Sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi ka ndodhur kur një burrë dhe një grua kishin hyrë në automobilin e parkuar. Që të dy janë lënduar dhe hospitalizuar, ndërsa sipas të dhënave fillestare burrit i janë shkëputur këmbët, ndërsa gruaja ka marrë plagë me predha. Gjithashtu, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe pesë automobilë të parkuar në afërsi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR