• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy persona humbën jetën në sulmet ruse në Ukrainë

Dy persona humbën jetën në sulmet ruse në Ukrainë

Kiev, 4 janar 2023 (MIA) - Të paktën dy persona humbën jetën në sulmet ruse në Ukrainën lindore dhe qendrore, njoftuan sot autoritetet ukrainase.

Në rajonin Kirovograd, në Ukrainën qendrore dhe larg vijës së frontit, në një sulm me raketa ndaj instalacioneve industriale humbi jetën një person, ndërsa tetë janë plagosur, njoftoi guvernatori Andrij Rajkoviq në Telegram.

Mbrëmë një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në rajonin Donjeck, epiqendra e luftërave, ku forcat ruse kanë sulmuar 11 fshatra, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në Telegram.

Guvernatori i rajonit Dneproterovsk njoftoi se dy persona janë plagosur sot nga zjarri artilerik në Nikopol, qytet që shtrihet përgjatë lumit Dnjepër i cili është edhe vija e frontit ndërmjet armatës ukrainase dhe ruse në këtë zonë. fc/

Fotografia: Iks 

 

QËNDRONI TË LIDHUR