• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy persona e humbën jetën kur një aeroplan u dogj dhe u rrëzua në afërsi të Alaskës

Dy persona e humbën jetën kur një aeroplan u dogj dhe u rrëzua në afërsi të Alaskës

Xhuno, 25 prill 2024 (MIA) - Dy persona e humbën jetën kur një aeroplan me derivate u dogj dhe u rrëzua në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Ferbenks në Alaskë, kumtuan sot autoritetet.

Një prej dy pilotëve në aeroplan i cili transportonte derivate para rënies ka paraqitur se aeroplani u dogj mu para se të rrëzohej dhe u djeg në afërsi të aeroportit, lajmërojnë mediumet amerikane.

Shefi i zyrës rajonale të Këshillit nacional për transport të Alaskës, Klint Xhonson, tha se piloti ka realizuar radio kontakt menjëherë pas aterimit.

"Ata tentuan të kthehen në aeroportin ndërkombëtar Ferbenks kur humbën kontaktin, tha ai.

Aeroplani fluturoi nga Ferbensk para se të rrëzohet rreth 11 kilometra në jug të lumit Tanana, u ndesh në një kodrinë dhe rrëshqiti nga diga afër brigjeve të lumit Tanana, ku u dogj tërësisht.

Aeroplani ka transportuar 3.200 galonë (12.100 litra) mazut deri nlë Kobuk, fshatin Inupia me më pak se 200 njerëz, rreth 480 kilometra në veriperëndim të Ferbenksit.

FAA e identifikoi aeroplanin si Daglas DC-54, aeroplan ushtarak i përdorur gjaët Luftës së Dytë Botërore. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR