• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor

Ramallah, 28 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite kanë vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor, njoftoi gazeta izraelite Harec, duke iu referuar burimeve anonime nga shërbimet shëndetësore.

Sipas raporteve, një person është vrarë në afërsi të qytetit Beitunija në Bregun Perëndimor, ndërsa tjetri në afërsi të qytetit Ramallah, shkruan Gardian.   

Forcat izraelite sot në mëngjes hodhën në erë edhe një shtëpi në kampin Deir Amar, në perëndim të Ramallahut, sipas agjencisë palestineze VAFA, ndërsa Al Xhezira raportoi se shtëpia ishte e Daoud Abdel Razak Daras, palestinezit që u vra nga izraelitët në gusht.

Gjatë bastisjes së forcave izraelite në fshatin Deir Amar dhe kampin e tij, ndodhi konflikt, në të cilin ushtarët gjuajtën me plumba të vërtetë ndaj palestinezeve, deklaruan burime lokale për VAFA-n. 

Dy djem janë plagosur dhe u dërguan në spital.

Forcat Izraelite kanë vrarë mbi 200 palestinezë në Bregun Perëndimor nga fillimi i konfliktit me Hamasin më 7 tetor, shkruan Gardian. si/bsh/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR