• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy gra humbën jetën gjatë përmbytjeve në Konektikat

Dy gra humbën jetën gjatë përmbytjeve në Konektikat

Uashington, 20 gusht 2024 (MIA) - Nga përmbytjet në shtetin federal Konektikat jetën e kanë humbur dy gra, pasi që shirat e dendur dëmtuan rrugë dhe rrëzuan drunjë, duke detyruar shpëtimtarët të nxjerrin disa prej viktimave nga ujërat e mbledhur me varkë, kumtuan autoritetet lokale.

Shiu gjatë fundjavës shkaktoi përmbytje të mëdha në pjesën perëndimore të Konektikatit duke çuar në daljen e lumit Litll në qytetin e Oksfordit rreth 65 kilometra në jugperëndim të Hartfordit.

Në dy incidente të ndara të dielën, një grua humbi jetën në makinën e saj, ndërsa tjetra humbi jetën përderisa përpiqej të shpëtojë nga përmbytjet, deklaroi shefi i zjarrfikësve të Oksfordit, Skot Peletie në një konferencë për shtyp.

Në të dyja rastet, zjarrfikësit ishin në vendngjarje duke u përpjekur të shpëtonin gratë kur ujërat e përmbytjeve i morën viktimat, tha Peletie.

Trupat e viktimave janë gjetur dje.

Guvernatori Ned Lamont i cili e quajti stuhinë "historike", shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të shpejtuar rimëkëmbjen e shtetit.

"Ky është vetëm një rast se ne duhet të qëndrojmë së bashku në një moment si ky", tha Lamont.

Policia e shtetit ishte në gjendje të përdorte varka për të shpëtuar personat e bllokuar në dy lokacione të veçanta. rq/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR