• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy gjeneralët e lartë rus dhe amerikan biseduan në telefon për shkak të tensioneve

Dy gjeneralët e lartë rus dhe amerikan biseduan në telefon për shkak të tensioneve

Uashington, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Oficeri më i lartë ushtarak amerikan, gjenerali i forcave ajrore, Çarlls Kuinton Braun, javën e kaluar bisedoi në telefon me shefin e Shtatmadhorisë ruse, Valerij Gerasimov, kumtoi mbrëmë ushtria amerikane. Kjo është hera e parë që Braun të bisedojë me kolegun e tij rus, lajmëruan mediumet amerikane.

"Liderët biseduan për shumë çështke globale dhe rajonale të sigurisë, përfshirë edhe konfliktin rrejdhës në Ukrainë", theksoi zëdhënësi i Braunit në deklaratë.

Biseda e rrallë ndodhi më 27 nëntor, por "me kërkesë të gjeneralit Gerasimov, gjenerali Braun u dakordua të mos e bëjë publike thirrjen proaktive". Kërkesa për thirrjen iu bë Ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha zëdhënësi.

Braun u bë gjenerali kryesor amerikan vitin e kaluar, ndërsa Gerasimov për herë të fundit bisedoi me pararendësin e braunit, Mark Mili. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR