• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy e treta e ukrainasve vlerësojnë se Zelenski duhet të mbetet në funksionin president

Dy e treta e ukrainasve vlerësojnë se Zelenski duhet të mbetet në funksionin president

Kiev, 17 qershor 2024 (MIA) - Dy e treta e ukrainasve vlerësojnë se Volodomir Zelenski duhet të mbetet president deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev, të zbatuar si pjesë e projektit "Mobilizo" në fund të majit. 

Në raport bëhet e ditur se 70 për qind e të anketuarve vlerësojnë se Zelenski duhet të mbetet president deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme, përderisa 22 për qind janë deklaruar kundër. 

"Varësisht të rajonit ku jetojnë, me këtë pajtohen 65-74 për qind e të anketuarve, gjegjësisht shumica e ukrainasve nuk e vendosin në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit", bëhet e ditur në raport, transmeton Ukrinform. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR