• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dy civilë u vranë dhe dy u plagosën në bombardimet e rajonit rus Brjansk, pretendon guvernatori Bogomaz

Dy civilë u vranë dhe dy u plagosën në bombardimet e rajonit rus Brjansk, pretendon guvernatori Bogomaz

Moskë, 10 gusht 2023 (MIA) - Në bombardimin ukrainas të fshatit Çausi në rajonin rus Brjansk, dy civilë u vranë dhe dy u plagosën, tha sot guvernatori Aleksandar Bogomaz në kanalin e tij në Telegram.

"Forcat e Armatosura të Ukrainës granatuan fshatin Çausi, rrethi i Pogarskit. Fatkeqësisht, si pasojë e granatimeve, një person ka humbur jetën dhe dy fshatarë janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e rrethit, ku marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor", ka shkruar Bogomaz.

Më vonë, guvernatori njoftoi se një tjetër burrë kishte vdekur nga plagët e marra. Sipas guvernatorit, nga granatimet është dëmtuar prona e ndërmarrjes bujqësore. Shërbimet operative dhe emergjente janë në vendin e ngjarjes. Rrethi Pogarski ndodhet në pjesën jugperëndimore të rajonit Brjansk, afër kufirit me rajonin ukrainas të Çernigovskit.

Forcat e armatosura të Ukrainës granatojnë rregullisht zonën dhe zonat e tjera kufitare dhe lëshojnë dronë me eksplozivë.

Që nga 3 shkurti i këtij viti, një nivel i lartë, i verdhë i kërcënimit terrorist ka qenë në fuqi në rajonin e Brjanskit. Qytetarët këshillohen të kenë kujdes dhe të denoncojnë në polici persona të dyshimtë, makina dhe objekte të braktisura. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR