• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy britanikë akuzohen se kanë spiunuar në dobi të Kinës

Dy britanikë akuzohen se kanë spiunuar në dobi të Kinës

Londër, 22 prill 2024 (MIA) - Dy britanikë, prej të cilëve njëri ka qenë ndihmës i disa deputetëve në Parlament, janë akuzuar për spiunim në dobi të Kinës, kumtoi sot Prokuroria britanike.

Policia informoi se Kristofer Beri (32) dhe Kristofer Kesh (29) janë akuzuar për "transmetim të dëmshëm të informatave për Kinën".

Policia pohon se nga fundi i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2023, dy britanikët kanë mbledhur, inçizuar ose transmetuar informata, që kanë qenë të "dëmshme për sigurinë ose interesat e shtetit" (Britanisë së Madhe) dhe e kanë shkelur Ligjin për sekrete zyrtare.

Autoritetet nuk publikuan hollësira, por Beri gjoja është ligjerues universitar në Oksfordshir, ndërsa Sandej Tajms vitin e kaluar publikoi se Kesh ka qenë ndihmës i deputetit, i cili ka pasur leje për qasje të plotë deri te ndërtesat e parlamentit britanik. Në shkrimin thuhet se Kesh ka bashkëpunuar me deputetët kryesorë konservativë në pushtet, duke e përfshirë edhe Alisha Kerns, e cila tani e udhëheq Komitetin e Punëve të Jashtme, dhe paraardhësin e saj në këtë funksion, Tom Tugendat, i cili tani është ministër i Sigurisë. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR