Dy anije kineze kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit
- Dy anije për transport të kontenjerëve të kompanisë kineze "COSCO Shipping" kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë larguar nga Gjiri Persik.
- Post By Ramize Qamili
- 09:57, 31 mars, 2026
Pekin, 31 mars 2026 (MIA) - Dy anije për transport të kontenjerëve të kompanisë kineze "COSCO Shipping" kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë larguar nga Gjiri Persik.
Sipas të dhënave nga sistemet e gjurmimit të anijeve, anija "Oqeani Indian" kaloi përmes ngushticës dje në orën 9:14 sipas orës së Grinçit, ndërsa "Oqeani Arktik" kaloi 27 minuta më vonë.
Këto janë tranzitet e para të anijeve të mëdha kontejnerësh përmes Ngushticës që nga fillimi i konfliktit në rajon, gjë që çoi në ndërprerje serioze të trafikut detar për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s