• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dumani: Mbi 100 milionë euro pasuri të sekuestruara gjatë vitit të kaluar, 24 procedime ndaj ish-zyrtarëve të lartë

Dumani: Mbi 100 milionë euro pasuri të sekuestruara gjatë vitit të kaluar, 24 procedime ndaj ish-zyrtarëve të lartë

Tiranë, 26 maj 2023 (MIA) - Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvend raportin e veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2022.

Dumani tha se, "me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendime për 4 ish-zyrtarë të nivelit të lartë persona".

"Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale, me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë", theksoi Dumani.

Sipas tij, vijojnë procedime penale me të pandehur tetë gjyqtarë, tre procedime penale me tre të pandehur ish-prokurorë, një procedim penal me një të pandehur ish-deputetë dhe një procedim penal me një ish-të pandehur zëvendësministër dhe një procedim penal me një të pandehur anëtar KPK-je dhe katër procedime penale me katër të pandehur ish-kryetarë bashkie. 

Dumani theksoi se "në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme të gjitha mjetet për një çështje ose çështje të ndryshme si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërporosi dhe për herë të parë edhe agjentë të infiltruar". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR