• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Duma ruse miratoi në lexim të parë propozim -ligjin për regjimin e ri për dëbimin e të huajve

Duma ruse miratoi në lexim të parë propozim -ligjin për regjimin e ri  për dëbimin e të huajve

Moskë, 18 qershor 2024 (MIA) - Duma ruse sot miratoi në lexim të parë propozim ligjin për regjimin e ri të dëbimit të të huajve që ndodhen në Rusi dhe të cilët kanë arsye të qëndrojnë në vend.

Shtetasit e huaj në Rusi, të cilët nuk kanë arsye për të qëndruar në vend, do t'i nënshtrohen dëbimit pasi të regjistrohen në një regjistër të veçantë të personave të kontrolluar, transmeton RIA Novosti.

Pas kësaj, ata nuk do të mund të ndryshojnë vendbanimin e tyre ose të qëndrojnë në Rusi pa leje policore, ata nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë jashtë rajonit të vendbanimit, të drejtojnë automjete, të blejnë pronë dhe të regjistrojnë martesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR